E RËNDË/ U përdhunua dhe mbeti shtatzënë, adoleshentja mbyt foshnjën e saj 2-muajshe

schedule14:48 - 6 Qershor, 2022

schedule 14:48 - 6 Qershor, 2022

Një adoleshente e cila ishte përdhunuar dhe kishte mbetur shtatzënë,  dyshohet se mbyti foshnjën e saj 2-muajshe për shkak të traumës që duhet ta rriste fëmijën.

17-vjeçarja nga Indore, Indi, fillimisht u tha policsëve se djali i daj vdiq pasi u sëmur, sipas raporteve.

Oficerët morën në pyetje adoleshenten pasi panë shenja mbytjeje në qafën e vogëlushit.

Sipas NDTV, vajza ka rrëfyer se ka mbytur foshnjën e saj, shkruan The Sun.

Rajesh Vyas, oficer i policisë tha: Një vajzë e mitur e u përdhunua dhe pas kësaj ajo lindi një fëmijë.

“Anëtarët e familjes i bënin presion që të martohej. Ajo ishte e frustruar dhe vrau foshnjën e saj 2-muajshe. Adoleshentja ka pranuar krimin e saj.”

Vajza është arrestuar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!