E rëndë, pret damarët, humb jetë 22 vjeçari në Tiranë

schedule10:13 - 13 Shtator, 2020

schedule 10:13 - 13 Shtator, 2020

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë, ku një 22 vjeçar është gjetur i pajetë në banesë.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur tek “Kodra e Priftit” në katin e dytë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi A.M., 22 vjeç.

Informacionet bëjnë me dije se dyshohet se në kushte të rënda psikologjike, i riu ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve.

LEXO EDHE:Gjendet i pajetë një 58 vjeçar në një auto-servis, në autostradën Tiranë-Durrës

Gjithashtu mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë, një 58 vjeçar në një auto-servis në autorstradën Tiranë Durrës.

Njoftim policie:

Më datë 13.09.2020, rreth orës 08:18, tek “Kodra e Priftit” në katin e dytë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi A.M., 22 vjeç, ku dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!