Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku një 23 vjeçaare duke lëvizur të bijën në ballkonin e banesës e ka hedhur aksidentalisht nga kati i gjshtë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Anna Ruzankina 23 vjeç është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e bijës së saj tre-vjeçare në Rusi, pasi e kishte tundur nga ballkoni i katit të gjashtë si dënim për të qarët e saj, dhe më pas e kishte lëshuar aksidentalisht drejt vdekjes.
Fëmija e quajtur Anastasia, dëgjohet në disa pamje video që lutet “Mama, kam frikë!” dhe më pas ‘kam frikë, kam frikë…..” para se të bjerë nga rreth 20 metra drejt vdekjes së saj.
Nëna 23 vjeçare Anna Ruzankina, shihet më pas në kamerat e sigurisë duke shtuar për të marrë të bijën e vdekur, duke e mbajtur në ashensor për ta kthyer në apartamentin e familjes në katin e gjashtë në Saratov.
Ajo më pas e tund fëmijën e pajetë duke u përpjekur ta ringjallë. Dëshmitarë thanë se nëna e kishte mbajtur të bijën që ulërinte nga bluza, në pragun e ballkonit.
Bluza ishte grisur nga pesha dhe fëmija ra 20 metra poshtë në beton.
Fqinjët thanë se më pas nëna përpiqej të justifikohej se fëmija ishte ngjitur vetë në parmakun e ballkonit, duke thënë: “I thashë se do të binte”./abcnews.al