E rëndë në Shkodër, 37 vjeçari rreh dhe tenton të trafikojë bashkëjetuesen me vajzën e mitur

schedule12:01 - 20 Qershor, 2020

schedule 12:01 - 20 Qershor, 2020

Policia ka arrestuar një 37 vjeçar nga Bardhaj i Shkodrës, pasi synonte të trafikonte për qëllime prostitucioni bashkëjetuesen e tij si edhe vajzën e saj të mitur.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij nga Shkodra.

Pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, 37 vjeçar ishte bërë gati ta trafikonte atë bashkë me vajzën duke shënuar kështu një tjetër rast të rëndë të tentativës për të shfrytëzuar vajzat dhe gratë për prostitucion në vend.

Madje, 37 vjeçari u kishte marrë atyre edhe pasaportat biometrike duke iu kërkuar që të bënin siç kërkonte ai.

Njoftimi i policisë

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Tentoi të shfrytëzojë për prostitucion ndërmjet mashtrimit, dhunës fizike e psikologjike, bashkëjetuesen dhe vajzën e saj të mitur, vihet në pranga 37-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, pas informacioneve të marra dhe falë reagimit profesional dhe të shpejtë, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– T. P., 37 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij, shtetasi Z. F., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi T. P., në bashkëpunim me shtetasin Z. F., 41 vjeç, nëpërmjet mashtrimit e ka trafikuar bashkëjetuesen, shtetasen L. Gj., në Gjermani dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, me qëllim që ta shfrytëzonte për prostitucion gjatë kohës që bashkëjetonte me të Gjermani.

Gjithashtu, shtetasi T. P. ka tentuar përsëri për ta trafikuar në Gjermani, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, këtë shtetase, bashkë me vajzën e saj të mitur, të cilave u kishte marrë dhe pasaportat biometrike.

Në banesën e shtetasit T. P., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale pasaportat biometrike të shtetases L. Gj. dhe të vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!