Një 12-vjeçar në njësinë Guri i Zi në Bashkinë e Shkodrës është gjetur i varur në litar nga familjarët.
Burime bëjnë me dije për gazetarin e ABC Simon Shkreli se 12-vjeçari me iniciale N.Y. ka qenë i vetëm në banesë në momentin kur ka nisur të bëjë akrobaci për një video në rrjetet sociale dhe aksidentalisht ka mbetur i varur në litar.
Familjarët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë shumë vonë për ta mbajtur atë në jetë.
I mituri është dërguar në urgjencë pa shenja jete rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se objekti ku kishte hipur fëmija ka lëvizur duke e lënë atë të varur.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë në Shkodër./Abcnews.al