Një tragjedi ka ndodhur natën e Krishtlindjeve në SHBA, ku një 23 vjeçare është qëlluar për vdekje nga vëllai i saj 14-vjeçar pas një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve.
Menjëherë pas kësaj, vëllai tjetër një 15 vjeçar ka qëlluar me armë 14 vjeçarin duke e plagosur. Sipas burimeve të policisë, sherri ka nisur pas një vizite në dyqanet për dhuratat e Krishtlindjeve të dielën.
Sherri ka nisur mes dy vëllezërve më pas ka ndërhyrë motra. 14 vjeçari e ka qëlluar motrën e cila po mbante në dorë foshnjën e saj 10 muajshe që fatmirësisht është mirë.
14-vjeçari akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe përdorim të paligjshëm të armës, ndërsa vëllai i tij 15-vjeçar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.
/abcnews.al