Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Kurtaj në Peqin.
Një 9-vjeçar, banues në fshatin Kurtaj, është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin.
Nga hetimi paraprak dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al