E rëndë në Paris, një vajzë 3 vjeçare gjendet e pajetë në një lavatriçe

schedule18:28 - 13 Janar, 2023

schedule 18:28 - 13 Janar, 2023

Autoritetet në Paris po hetojnë vdekjen e një vajze 3-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në lavatriçen e banesës së familjes së saj, thanë prokurorët.

Një njësi speciale për mbrojtjen e të miturve po udhëheq hetimin, tha zyra e prokurorit të Parisit.

Siç sqaron Bfmtv, babai i viktimës ka qenë ai që ka gjetur të vdekur fëmijën brenda lavatriçes, e cila ishte fikur. Vihet re se hetimet për gjetjen e 3-vjeçares kanë zgjatur shumë orë dhe kanë marrë pjesë dhe familjarët e fëmijës.

“Në pamje të parë, vajza nuk ka asnjë shenjë se është rrahur”, tha një burim policor për Bfmtv në kushte anonimiteti. Ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendin e zbulimit nuk mundën ta kthenin vajzën.

Prokuroria, megjithatë, nuk dha detaje të tjera dhe nuk konfirmoi një raport të gazetës “Le Parisien” sipas të cilit fëmija u gjet i gjallë në lavatriçe nga babai i tij dhe një anëtar tjetër i familjes dhe vdiq në njësinë e urgjencës një orë më vonë./abcnews.al/