E rëndë në Memaliaj, djali harroi frenat e dorës, furgoni i merr jetën të atit

schedule18:56 - 25 Nëntor, 2020

schedule 18:56 - 25 Nëntor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës në bashkinë Memaliaj. Një 67-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga furgon i cili është në pronësi të djalit të tij. Mjeti tip “Ford” u parkua nga djali i viktimës para banesës në Krahës por kishte harruar të ngrinte frenat e dorës, vendi i parkimit ishte dishezë e thepisur.

Në këto momente furgoni vazhdoi rrugën pa shofer brenda ndërkohe që drejtuesi tentoi të bëhej barrikadë për ta ndaluar, raporton gazetari i “ABC”-së në Gjirokastër Orges Sako.

Për pasojë shoferit i’u thye këmba ndërsa automjeti mori përpara kryefamiljarin Bedri Hoxha 67 vjeç ish-arsimtar i cili kishte një vit që kishte dalë në pension. Mësohet se Hoxha vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra ndërsa djali i tij është shtruar në spital me frakturë në gjymtyrë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!