E rëndë në Meksikë/ Kryebashkiaku vritet në sy të djalit 14-vjeçar

schedule10:34 - 1 Prill, 2024

schedule 10:34 - 1 Prill, 2024

Guillermo Torres, kryetari i bashkisë së Churumuco-s ​​në shtetin Michoacán në Meksikë, ishte viktimë e një sulmi vrastar nga njerëz të armatosur teksa po hante në një restorant me djalin e tij 14-vjeçar.

Sulmi ndodhi të shtunën teksa 39-vjeçari ndodhej në një restorant në qytetin Morelia, ndërsa 14-vjeçari u plagos me armë zjarri.

Vrasja erdhi në mes të fushatës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2 qershorit.
Vihet re se nga fillimi i qershorit 2023 deri më 26 mars 2024, të paktën 50 persona, përfshirë shtatë gra, janë vrarë në incidente të dhunshme të lidhura me zgjedhjet, 26 prej të cilëve ishin në garë.

/abcnews.al