E rëndë në Itali, 35 vjeçarja hidhet nga dritarja e shtëpisë me fëmijën në krah

schedule12:11 - 1 Prill, 2023

schedule 12:11 - 1 Prill, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali këtë të shtunë ku një 35 vjeçare bashkë me fëmijën e saj 5 vjeç është nga dritarja e banesës.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në  Celano (L’Aquila) një nënë 35-vjeçare u hodh nga një dritare e shtëpisë së saj bashkë me djalin e saj 5-vjeçar në krahë.

Gruaja vdiq menjëherë, ndërsa fëmija është në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin San Salvatore.

Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët, efektivët 118 dhe zjarrfikësit.

“Është një tragjedi, ajo ishte në një moshë me gruan time. E njihja shumë mirë, jemi të shokuar”, ka thënë kryebashkiaku i Celano, Settimio Santilli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!