E rëndë në Fier/ Vdes 40-vjeçari, dyshohet se u dogj aksidentalisht në punë

schedule16:22 - 1 Mars, 2023

schedule 16:22 - 1 Mars, 2023

Një 40-vjecar ka humbur jetën tragjikisht ndërsa ishte duke punuar.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se 40-vjecari me inicialet A.M, punonte në në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve në Patos dhe dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve (fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!