Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku policia ka gjetur trupin e pajetë të një foshnje në një kosh mbeturinash. Sipas informacioneve, nëna lindi dhe më pas braktisi foshnjën në një kosh.
Një 26-vjeçare u arrestua në vendngjarje, e dyshuar për vrasje, moskujdesje të fëmijës dhe fshehje të lindjes. Gjithashtu policia ka arrestuar edhe një 29-vjeçare, e dyshuar për abuzim me fëmijët.
Të dyja janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.
/abcnews.al