E rëndë në Britani, gjenden katër trupa të pajetë në një shtëpi

schedule15:18 - 19 Janar, 2024

schedule 15:18 - 19 Janar, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lindje të Anglisë, ku janë gjetur 4 trupa të pajetë në një shtëpi. Ishte një qytetar, i cili njoftoi policinë për ngjarjen e rëndë.

Punonjësit e policisë thyen derën për të hyrë dhe më pas u përballën me një pamje tragjike. Ndërkohë kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas konkluzioneve të para të policisë, persona dyshohet se njiheshin me njeri-tjetrin, ndërsa tashmë po vijon procesi për identifikimin e tyre.

Njëkohësisht policia u ka kërkuar banorëve të zonës që të mos dalin nga banesat derisa të përfundojnë hetimet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!