Berat- Një grua e moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e saj.
Sipas policisë rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat, është gjetur e vetëvarur në banesë nga fqinjët, pa shenja jete shtetasja N.P., 76 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.06.2021, rreth orës 10:15, në lagjen “Kala”, Berat, është gjetur e vetëvarur në banesë nga fqinjët, pa shenja jete shtetasja N.P., 76 vjeçe.
Nga kqyrja paraprake nuk evidentohen shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/