Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, këtë të hënë.
Një 38-vjeçar është futur në banesën e një prej fqinjëve të tij duke i sulmuar me thikë, shkruan Telegraf.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se autori ka vrarë një 15-vjeçare dhe ka plagosur dy persona të tjerë, të cilët mendohen se janë prindërit e vajzës.
Dyshohet se 38-vjeçari është me probleme të shëndetit mendor dhe ndodhet në arrati./abcnews.al