E rëndë/ Ndahet nga jeta në moshën 31-vjeçare ish-mbrojtësi i Marokut

schedule12:17 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 12:17 - 2 Dhjetor, 2020

Ish-lojtari i kombëtares së Marokut, Mohamed Abarhoun ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare për shkak të sëmundjes së kancerit në stomak. Ai u diagnostikua në shkurt, ndërsa luante në Turqi për Rizespor.

Lajmin e largimit të tij nga jeta e njoftoi vetë klubi përmes një deklarate për shtyp. “Kemi mësuar me trishtim lajmin e vdekjes së  Mohamed Abarhoun, i cili trajtohej prej kohësh. Zoti e mëshiroftë dhe ngushëllime të afërmve dhe familjarëve”, shkruhet në deklaratën e klubit.

 

Abarhoun luajti shtatë vite në Marok për Moghreb Tetouan, ku fitoi dy tituj kampion, para se të transferohej në ekipin portugez Moreirense, të cilin e la vitin e kaluar për t’u bashkuar me Rizespor.

Në nivel kombëtareje mbrojtësi ndihmoi ekipin U23 ​​të Marokut që të kualifikohej për Lojërat Olimpike 2012 në Londër dhe u aktivizua në dy ndeshje. Ai gjithashtu luajti për Marokun në Kampionatin e Kombeve Afrikane 2014 si dhe në dy miqësore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!