E rëndë, i mituri u përdhunua nga një 15 vjeçar, një tjetër i shikonte

schedule11:29 - 1 Prill, 2023

schedule 11:29 - 1 Prill, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një 12 vjeçar ka denoncuar se është përdhunuar nga një 15 vjeçar dhe se e gjithë ngjarje është shikuar nga një tjetër i mitur.

Mediat greke bëjnë me dije se pasditen e datës (30.03.2023), dy të mitur e kanë çuar viktimën në shtëpinë e njërit prej tyre, ku njëri ka kryer akte seksuale ndaj tij, në prani të të dytit, ndërsa gjatë gjithë aktit viktima është detyruar që të shikojë video pornografike.

Në lidhje me këtë rast të tmerrshëm është vënë në pranga 15 vjeçari, ndërsa viktimës së abuzuar i është bërë ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa është njoftuar Prokuroria e Prokurorisë Penale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!