E rëndë, fqinji vret me armë zjarri 11 vjeçaren në Francë, plagosen prindërit

schedule11:59 - 12 Qershor, 2023

schedule 11:59 - 12 Qershor, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një 71 vjeçar pas konflikteve të herëpashershme me një tjetër fqinj, ka vrarë me armë zjarri një 11 vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në kopshtin e shtëpisë së saj në Brittany , Franca perëndimore , pas një mosmarrëveshjeje të gjatë mes dy fqinjëve.

Sipas mediave vajza ishte me origjinë britanike, por një zëdhënës i ambasadës britanike në Paris nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Familja e vajzës 11-vjeçare ishte duke bërë një Barbecue në kopshtin e shtëpisë së tyre të shtunën mbrëma në fshatin e vogël Saint-Herbaud, pranë Quiber, kur një fqinj holandez filloi të qëllonte mbi ta.

Prindërit e vajzës që humbi jetën gjithashtu janë plagosur, bababi ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa vajza tjetër e familjes, vetëm 8 vjeç nuk ka pësuar lëndime. Ka qenë ajo që ka vrapuar në shtëpinë e një fqinji tjetër dhe ka njoftuar për ngjarjen.

Autori fillimisht u mbyll në shtëpinë e tij, por më pas u dorëzua në polici dhe u arrestua së bashku me bashkëshorten.

Prokurori deklaroi se për momentin nuk është i qartë motivi i sulmuesit , por shtoi se dy familjet kishin një mosmarrëveshje të gjatë për një tokë që ndodhej ngjitur me pronat e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!