E rëndë, djali dhunon seksualisht nënën e tij

schedule17:24 - 8 Gusht, 2022

schedule 17:24 - 8 Gusht, 2022

Një djalë, i cili sipas raportit mjekësor ka probleme me shëndetin mendor, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për kryerjen e tri veprave penale “dhunë familjare”, “sulm seksual” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

Dyshohet se viktimë e dhunës familjare dhe sulmit seksual ishte nëna e tij, teksa lëndime të lehtë trupore ka pësuar një familjar që ka ndërhyrë në këtë rast.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Driton Rugova.

“Sot policia është informuar se në rrugën “Adem Mala” në Pejë ka ndodh një rast i dhunës në familje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është raportuar nga familjarët se i dyshuari, sipas mjekëve me probleme të shëndetin mendor, ka pas dhunë familjare dhe sulm seksual. Pastaj dëshmitari -familjar, ka ndërhy, por i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti lëndim i lehtë trupor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Rugova për Gazetën Express.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!