E rëndë, bashkëmoshatarët vrasin me thikë 12 vjeçaren britanike

schedule11:31 - 26 Nëntor, 2021

schedule 11:31 - 26 Nëntor, 2021

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qendër të Liverpool, ku  një 12 vjeçare është vrarë me thikë nga disa bashkëmoshatarë të saj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se e mitura Ava White, u godit për vdekje me thikë në qendër të qytetit, dhe dyshimet kryesore janë se autorët e këtij krimi të rëndë janë një djalë 13 vjeç, një 14 vjeç dhe një 15 vjeçar që aktualisht janë ndaluar nga autoritetet e policisë.

Ndërkohë në media thuhet se e mitura dhe shokët e saj para ngjarjes janë grindur me njëri-tjetrin më pas ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë.

Disa kalimtarë rasti, kanë qenë dhe dëshmitarë të incidentit, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë 12 vjeçares, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Ndërkaq autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. /abcnews.al