E rëndë, 4-vjeçari në Ferizaj bie në pus dhe humb jetën

schedule19:29 - 25 Gusht, 2022

schedule 19:29 - 25 Gusht, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Bajnicë të Ferizajt. Një 4-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në pus.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli.

Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën ” Natyra” të Kaçanikut, një femijë mashkull moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunarë) . Menjëherë Policia, Emergjenca , si dhe Zjarrfikesit kanë dalur në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrur pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kundestar. Në lidhje me këtë ështe njoftuar edhe prokurori kujdetar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!