Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida ku një tre vjeçar duke drejtuar një karrocë golfi ka përplasur vëllanë e tij më të madh në shtëpinë e tyre. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Fort Myers, ku viktimë ka ngelur një 7 vjeçar i cili, pësoi lëndime kritike dhe u dërgua me urgjencë në spital ku u shpall i vdekur.
Është ende e paqartë nëse vëllezërit e motrat ishin vetëm në shtëpi dhe se si djali i vogël fitoi akses në karrocën e golfit. Mësohet se ai nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, por nuk u lëndua nga ngjarja.
Detaje të mëtejshme rreth asaj që ndodhi mbeten të pakta dhe nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e të miturve.
“Ne ende po e zgjidhim këtë çështje dhe çfarë e shkaktoi tragjedi. Nuk e dimë nëse shtatëvjeçari ishte jashtë karrocës, apo ishte fillimisht në karrocë me tre vjeçarin”, tha për Fox 4, togeri i Patrullës së Autostradës së Florida, Greg Bueno.
“Ne duam të dimë se ku ishin të rriturit, kush ishte në pronë kush ishte jashtë, kush ishte brenda”, shtoi Bueno./abcnews.al