E rëndë, 25-vjeçarja gjendet pajetë në rrugë

schedule18:44 - 29 Qershor, 2022

schedule 18:44 - 29 Qershor, 2022

Një 25-vjeçare është gjetur e vdekur ditën e sotme në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Lidhur me ngjarjen e rëndë, vdekjen e saj e kanë konfirmuar mjekët emergjentë, të cilët kanë dalë në vendngjarje.

Gjithashtu, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku gjithashtu ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç”.

Nga ana tjetër, sipas policisë, ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, megjithatë hetimet janë duke vazhduar.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!