E rëndë, 20-vjeçarja përdhunohet dhe më pas vritet nga miku i ngushtë

schedule10:59 - 28 Tetor, 2022

schedule 10:59 - 28 Tetor, 2022

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Francë. Pas përdhunimit të 12-vjeçares Lola Doviet, ngjarje e cila u trajtua në të gjitha mediat botërore, një tjetër vajzë e re është përdhunuar dhe më pas vrarë.

20-vjeçarja Justine Vayrac e cila kishte dalë për të festuar me shoqërinë e saj nuk u kthye më në shtëpi, por u gjet disa ditë më vonë e vdekur.

Ishte nëna e 20-vjeçaresd e cila denoncoi në polici zhdukjen e vajzës së saj pasi pa që vajza nuk u kthye në shtëpi për tu kujdesur për fëmijën e saj të vogël.

Pas shumë kërkimeve por deh dëshmisë së dhënë nga vetë vrassë2si që njihej si mik i viktimës, u bë i mundur gjetja e trupit të 20-vjeçares.

Vrasësi ka rrëfyer se pasi kanë dalë nga klubi i natës ku ishin duke festuar ai e ka përdhunuar Justine dhe më pas e ka vrarë duke zhdukur trupin.

Ishin gjurmët e gjakut të gjetura në makinën e autorit ato që çuan policinë drejt zbardhjes së ngjarjes.

Ndërkohë që 20-vjeçarja kishte pak kohë që ishte ndarë nga partneri i saj me të cilin kishin edhe një fëmijë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!