E reja shqiptare që humbi jetën në aksidentin në Itali kishte hapur biznesin pak muaj më parë, postimi i fundit një video e djalit

schedule14:20 - 27 Qershor, 2022

schedule 14:20 - 27 Qershor, 2022

Matilda Hidri, 35-vjeçarja italiane që humbi jetën në një aksident tragjik në autostradën Milano-Genova, prej datës 13 maj drejtonte një piceri.

Lexo edhe: Në shtëpi e priste djali i vogël, kjo është 35-vjeçarja shqiptare që u përplas për vdekje në Itali

Hidri drejtonte picerinë Luma në via Fieschi, në Genova, në rrethin Carignano. Mëngjesin e 26 qershorit, ditën e tragjedisë, aktiviteti u zhvillua rregullisht. Pas drekës Hidri mori makinën për një rrugë të shpejtë.

Në orën 15:00 ajo po kthehej në Genova. Brenda BMW-së së kishte shumë fletushka nga piceria, të gjetura në asfalt.

Në faqen e restorantit në Facebook, si video e fundit e postuar është një fëmijë që kafshon një fetë pice. Ai është djali i Hidrit dhe bashkëshortit të saj Arjanit, vetëm 10 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!