Një sherr mes vajzash ka ndodhur pasditen e djeshme në Prishtinë. Policia kosovare raporton se në shesh janë përfshirë një shqiptare nga Shqipëria e cila ka sulmuar fizikisht shqiptaren nga Kosova. Kjo e fundit është dërguar në spital ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
“Prishtinë, 01.08.2021 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raportin 24-orësh./abcnews.al