Refugjatët e parë nga qyteti port i pushtuar i Mariupolit kanë mbërritur në Lviv në Ukrainën perëndimore. Të evakuuarit përshkruajnë skena terrori në qytetin i cili është nën bombardimet e vazhdueshme ruse, raporton BBC.
“Qyteti po fshihet nga faqja e dheut”, thotë 28-vjeçarja Yulia Yashenko. Yulia dhe prindërit e saj të moshuar janë në mesin e një grupi prej disa qindra personash që mbërritën në Lviv mëngjesin e sotëm.
“Shtëpia na është djegur nga artileria. Ata qëllojnë me gjithçka në qytet, përdoret çdo armë. Ka tym të zi kudo. Kufoma kudo dhe nuk ka kush t’i mbledhë”, thotë ajo.
Yulia thotë se pasi shtëpia e tyre u dogj, ajo dhe prindërit e saj kërkuan siguri në teatrin e qytetit për nëntë ditë, duke u larguar një ditë para se të bombardohej.
“Është vetëm çështje fati që jemi gjallë”, thotë ajo. “Ne mund të ishim vrarë në çdo kohë. Njerëzit na çuan me makinën e tyre jashtë qytetit në korridorin e gjelbër. Nuk duhet të jetë kështu. Tregojini botës se çfarë po ndodh.”
Oleksandr Pertsovskyi, CEO i Kompanisë së Pasagjerëve të Hekurudhave të Ukrainës thotë se 350 njerëz janë evakuuar nga Mariupol në Lviv.
“Ne kemi qenë të palodhur për të shpëtuar sa më shumë fëmijë të pambrojtur të jetë e mundur, në mënyrë që mbrojtësit të përqendrohen në punën e tyre,” thotë ai. /abcnews.al