Një 20-vjeçare me iniciale A.M. është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar një automjet tip “Porsche” ka përplasur një makinë. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i kësaj të fundit.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Tashmë materialet hetimore në lidhje me këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases: A. M., 20 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Porsche” ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin A. M. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. m.v/abcnews.al