E reja britanike i akuzon për abuzim seksual, arrestohen 5 turistë izraelitë në Qipro

schedule22:06 - 4 Shtator, 2023

schedule 22:06 - 4 Shtator, 2023

Një grup të rinjsh izraelitë janë arrestuar në Qipro pasi një shtetase britanike i akuzoi ata për sulm seksual, sipas The Guardian. Pesë të rinjtë, të moshës 19-20 vjeç akuzohen se kanë sulmuar turisten britanik, të cilët e kanë marrë me forcë nga zona e pishinës së hotelit ku po qëndronte për në dhomën e saj.

“Ata do të mbahen në paraburgim në qelitë tona në Paralimni,” tha një oficer në Ayia Napa. “Ne i marrim seriozisht këto akuza.” Dy nga të rinjtë pretendojnë se nuk e kanë takuar asnjëherë vajzën dhe të gjithë hodhën poshtë akuzat për përdhunim në grup. Të dyshuarit do të dëshmojnë para hetuesve në ditët në vijim.

“Pamjet e CCTV-së duhet të tregojnë nëse ajo është çuar kundër vullnetit të saj dhe me forcë në dhomë”, tha një zyrtar i policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!