E “refuzuan” Milan e Lazio, “ylli” japonez i vetëofrohet “zikaltërve”

schedule23:22 - 28 Korrik, 2023

schedule 23:22 - 28 Korrik, 2023

Pavarësisht refuzimeve nga Milan e Lazio, “katalizatori” japonez i mesfushës, Daichi Kamada ka ende sërish një mundësi për të kaluar në Serie A, sezonin e ardhshëm dhe kjo “mundësi” mban ngjyrat “zikaltër”.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “La Gazzetta dello Sport” shërbimet e mesfushorit japonez i janë ofruar anës tjetër të Milanos, Inter-it, teksa kujtojmë se prej 30 qershorit Kamada është një lojtarë i lirë, pas skadimit të kontratës me “shqiponjat” e Eintracht Frankfurt.

Mirëpo, pavarësisth vetëofrimit të japonezit, “zikaltërit” tani janë të fokusuar në nënshkrimin e një portieri të ri dhe klubi e konsideron opsionin e transferimit të Kamadas interesant, por jo prioritar, pasi në krye të listës për mesfushën e Inter është talenti serb, Lazar Samardzic nga Udinese.

Në krahun tjetër, transferimet e “yllit” japonez te Milan e Lazio dështuan, pasi këta të parët refuzuan të nënshkruanin me mesfushorin pas shkarkimit të drejtorit sportin, Paolo Maldini, ndërsa “shqiponjat” e Lazioa preferuarn të nënshkruanin me rusin, Arsen Zakharyan. /i.m /abcnews.al