E realizoi ndërsa vuante nga psikoza, vërtetohet autenciteti i autoportretit të Van Gogh

schedule14:40 - 21 Janar, 2020

schedule 14:40 - 21 Janar, 2020

Autoportreti i Vincent Van Gogh më në fund është shpallur origjinal pas shumë viteve pasigurie. Ekspertët e artit e kanë identifikuar Self Portrait të vitit 1889 si veprën e vetme të pikturuar nga mjeshtri holandez, ndërsa ai vuante nga psikoza.

Piktura u konfirmua si autentike nga Muzeu Van Gogh në Amsterdam.

Ekspertët përcaktuan se ajo ishte pikturuar ndërsa Van Gogh ishte në një azil në Saint-Remy të Francës në fund të verës së vitit 1889.

Dyshimet mbi origjinalitetin e pikturës filluan që në vitin 1970.

Galeria Kombëtare në Oslo të Norvegjisë, e cila zotëron veprën, ia dërgoi ekspertëve holandezë, të cilët përdorën analiza me rreze X të pikturës, studime të furçave si edhe referencat në letra drejtuar vëllait të Van Gogh, Theos.

Van Gogh në letrën drejtuar vëllait të tij në shtator të vitit 1889 shkruante se pikturën e realizoi ndërsa ishte sëmurë.

Artisti shkroi se ishte goditur nga një “episod i rëndë psikotik” që i nisi në korrik dhe i zgjati 6 javë.

Megjithëse ndihej i aftë të pikturonte, tha se kishte ende shqetësime.

Ai ndoshta e pikturoi këtë portret për t’u pajtuar me atë që pa në pasqyrë: një person që ai nuk dëshironte të ishte, por ishte. Kjo është pjesë e asaj që e bën pikturën kaq të jashtëzakonshme dhe madje terapeutike.

Portreti ka qenë në zotërim të Nasjonalmuseet që nga viti 1910 kur është blerë nga një koleksionist privat, duke e bërë atë të parin nga vetë-portretet e Van Gogh të jetë në një koleksion publik./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!