E raportoi “Abc News”, policia tregon si u sekuestruan 400 mijë dollarët e biznesmenit

schedule15:36 - 28 Maj, 2020

schedule 15:36 - 28 Maj, 2020

Policia ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 400 mijë dollarëve në llogarinë e një biznesmeni në Tiranë, lajm i publikuar gjatë mesditës së sotme ekskuzivisht nga abcneës.al.

Përmes një njoftimi për shtyp, policia thekson se paratë janë bllokuar për shkak të një procedimi penal për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

Lexo edhe: Policia i bllokon 400 mijë dollar biznesmenit në Tiranë, do t’ja dërgonte vëllait

Reagimi i policisë

Vendoset sekuestro preventive për një llogari banke në shumën 400 mijë dollarë.

Sekuestroja preventive ndaj një llogarie bankare të administratorit të në një shoqërie SHPK, pas hetimit të nisur nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

Në zbatim të këtij procedimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në funksion të procedimit penal të vitit 2020 dhe vendimit të sekuestrimit datë 26.05.2020, u bë sekuestrimi i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit A. G., administrator i një shoqërie SHPK, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare” .

Vendoja e sekuestros preventive, pas tentativës së bërë nga shtetasi A. G., për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!