E quan “ushtari im”, rrëfehet Vojvoda: Babai im ishte luftëtar, dua 5 fëmijë! Ronaldinho i preferuari im

schedule22:31 - 2 Mars, 2022

schedule 22:31 - 2 Mars, 2022

Mërgim Vojvoda është kthyer në një lojtar të rëndësishëm te Torino, ku trajneri Juric e ka zhvendosur në krahun e majtë të mbrojtjes. Futbollisti dardan së fundmi ka rrëfyer shumë gjëra, nga e tashmja, e shkuara, futbolli dhe gjëra që s’i përkasin atij.

“Pseudonimi? Kam shumë të tillë, por më thërrasin Mergim, apo Megrim. E di që është pak i komplikuar emri im dhe nuk ankohem, më shumë më thonë Meg. Por, trajneri Juric është ai i cili që ngatërron më shpesh emrin tim”.

“Raporti me trajnerin Jam një profesionist dhe jam disi i rezervuar. Kur trajneri flet unë dëgjoj gjithçka dhe provoj ta ndihmoj sa më shumë në fushë. Më thotë se po bëj mirë, besoj se i kam mësuar ato që kërkon nga unë.

Para një ndeshje më përqafoi dhe më tha: “Vazhdo ushtari im”. Stërvitjet e tij janë shumë të rënda, por kjo është mënyra e duhur. Është trajneri i parë që praktikon këto lloj stërvitjesh”.

“idhulli? I preferuari im ishte Ronaldinho, kishte gjithnjë një buzëqeshje kur luante futboll. Por, në rolin tim një idhull për mua është Dani Alves, një lojtar i madh”.

“E shkuara? Kam lindur në Gjermani prej luftës që ndodhi në vendin tim, Kosovë. Por, më pas u kthyem aty sepse nuk kishim dokumente, babai im ishte një luftëtar dhe pasi përfundoi lufta shkuam në Belgjikë.

Historia ime është e përbërë nga shumë sakrifica dhe sot kemi disa vlera të trashëguara. Do të doja të kisha pesë fëmijë, nuk kam rënë kurrë në dashuri dhe jam i fokusuar te futbolli”.

“Sfidat e veçanta? Ndeshjen e parë kundër Fiorentinës, e kuptova menjëherë se kisha mbërritur në futbollin e madh. Por, edhe ndeshjen ndaj Çekisë me Kosovën ku shënova golin e parë me kombëtaren, ishte një ndeshje e zhvilluara para COVID dhe stadiumi ishte plot”.

“Domethënia e të luajturit me Kosovën? Do të thotë shumë, është sikur mbron vendin tënd. Futbolli mund të bëjë shumë, për mua është krenari të vesh fanellën e Kosovës”, përfundoi Vojvoda. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!