E quajti Xi Jinping “diktator”, Blinken reagon pas deklaratës së Biden: Presidenti flet gjithmonë me guxim

schedule11:28 - 17 Nëntor, 2023

schedule 11:28 - 17 Nëntor, 2023

Shefi i politikës së jashtme amerikane Anthony Blinken  tha të enjten se Kina duhet të presë deklarata të sinqerta, të cilat ka të ngjarë ta shqetësojnë atë, nga Uashingtoni pasi presidenti amerikan Joe Biden e quajti homologun e tij Xi Jinping  një “diktator” menjëherë pas përfundimit të samitit midis dy liderëve.

Blinken, i njohur për maturinë në deklaratat e tij dhe shfaqjen e një niveli të lartë të vetëkontrollit, u pa jo shumë komod gjatë deklaratës së Biden, i cili e quajti Xi Jiping një diktator.

I pyetur konkretisht për deklaratën e Biden, sekretari i shtetit, një këshilltar prej dekadash i Joe Biden, mbështeti deklaratën e tij.

“Presidenti gjithmonë flet me guxim dhe flet për të gjithë ne”, tha  Blinken për CBS News.

“Është e qartë se ne do të vazhdojmë të themi gjëra dhe të bëjmë gjëra që Kinës nuk i pëlqejnë, ashtu siç supozoj se Kina do të vazhdojë të thotë dhe të bëjë gjëra që nuk na pëlqejnë”, shtoi ai.

Blinken vizitoi Kinën në qershor, duke nisur një sërë kontaktesh të nivelit të lartë që synojnë uljen e tensioneve midis dy superfuqive.

Gjatë këtij udhëtimi, ai ishte pritur nga presidenti Xi Jinping në Pekin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!