E quajti vegël të Ramës, Lleshaj: Basha përgjegjës…

schedule11:50 - 14 Qershor, 2019

schedule 11:50 - 14 Qershor, 2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra nga kreu i opozitës Lulzim Basha. Në një postim në Twitter, Lleshaj shkruan se : “Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend! Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!

Pak më parë në një deklaratë kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të drejtuesve të PD në Librazhd dhe Përrenjas pas protestave të organizuara kundër kryeministrit Rama në këto dy qytete, duke i cilësuar si përpjekje për të frikësuar opozitën.

Ai u shpreh ndër të tjera se në këtë aventurë, Edi Rama mbështetet nga Sandër Lleshaj dhe Arta Marku.

“Në këtë aventurë, Edi Rama mbështetet nga Sandër Lleshaj dhe Arta Marku. Ju bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjenë veten pjesë të ligjit që të mos u binte urdhrave të paligjshme të autokratit të inkriminuar, Edi Rama. Këto akte thjeshtë po thellojnë me shpejtësi gropën ku ka rënë Edi Rama. Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas deri në triumfin e demokracisë ndaj narkoshtetit”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!