E quajti ‘neonaziste në zemër’, Meloni padit historianin Luciano Canfora

schedule13:44 - 28 Mars, 2024

schedule 13:44 - 28 Mars, 2024

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ngriti një padi kundër filologut, autorit dhe historianit të njohur Luciano Canfora, i cili dy vite më parë, duke folur me gjimnazistët, tha se Meloni në shpirt është një neo-naziste dhe për këtë arsye ajo menjëherë ra në anën e neonazistëve ukrainas.

Seanca e parë për këtë çështje u caktua për më 16 prill dhe Canfora akuzohet për shpifje.

Siç shkruan këtë të enjte shtypi, më shumë se tridhjetë shoqata dhe organizata të njohura të vendit, së bashku me dyqind e pesëdhjetë intelektualë, nënshkruan një deklaratë mbështetjeje për Canfora, në të cilën theksohet se “ky është një ushtrim legjitim i së drejtës, të kritikojë në fushën e politikës” dhe se “qëllimi i mëtejshëm i Melonit është të dëmtojë të drejtën e mendimit të lirë të garantuar me Kushtetutë”.

Kryeministrja italiane, nga ana e saj, ka theksuar se “këto janë fjalë të papranueshme, sidomos sepse i thotë një njeri që duhet të merret me arsim dhe trajnim, ndërkohë që në fund të fundit ai bën propagandë të ulët, duke iu drejtuar të rinjve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!