E goditën disa herë me thikë, humb jetën deputeti britanik

schedule16:14 - 15 Tetor, 2021

schedule 16:14 - 15 Tetor, 2021

Deputeti konservator në Britaninë e Madhe David Amess ka ndërruar jetë pasi u godit disa here me thikë ditën e sotme. Mediat britanike raportojnë se në pranga është vënë autori i dyshuar.

69-vjeçari, i cili ishte deputet i Southend West në parlamentin britanik u godit me thikë ndërsa takonte një zyrtar lokal në kishën Belfairs Methodist në Essex.

Mjekët u përpoqën që t’i jepnin ndihmën e parë deputetit i cili qëndronte i shtrirë në dyshemenë e kishës për më shumë se një orë por ai nuk mundi të mbijetonte. Të pranishmit në kishë panë të tmerruar sesi i riu e goditi disa herë me thikë Amess dhe më pas tentoi që të largohej.

Vdekja e Sir David u konfirmua nga mjekët rreth orës 15.00. Amess, deputet veteran që ka votuar kudër martesa gay dhe abortimit, u pa teksa qeshte dhe u fliste njerëzve në shkallët e kishës përpara se të qëllohej për vdekje me thikë. /abcnews.al/f

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!