E qëlluan 27 herë më thikë shënjestrën, SPAK çon në gjyq dy vrasësit e Elbasanit

schedule22:50 - 3 Nëntor, 2021

schedule 22:50 - 3 Nëntor, 2021

Prokuroria e Posaçme u ka komunikuar akuzat dy personave të arrestuar për ekzekutimin më thikë të Regis Runajt në korrik të 2020-ës në Elbasan.

Dy të rinjve u është komunikuar akuza sot në ambientet e burgut të Peqinit.

Xhuliano Hoxha dhe Euglent Halili do të akuzohen për vrasje e kryer në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal.

Hoxha dhe Halili e qëlluan 27 herë me thikë Regis Runajn dhe të dy luajtën rolin e vëzhguesve në distancë të Emiljano Ramazanit, i cili po ashtu u ekzekutua në Elbasan./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!