E puthi në faqe, ish-anëtarja e stafit hedh në gjyq Trump

schedule16:45 - 26 Shkurt, 2019

schedule 16:45 - 26 Shkurt, 2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është përfshirë në një skandal të ri. Një ish anëtare e stafit të tij electoral e ka hedhur në gjyq pasi sipas saj kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka puthur pa i marrë leje

Një grua, ish-anëtare e stafit të fushatës elektorale të Donald Trump akuzon presidentin amerikan  se e ka puthur pa i marrë leje gjatë një mitingu në 24 gusht të 2016-ës në Tampa, Florida.

Duke folur për Uashington Post, Alva Johnson, e cila ka nisur dhe procedurat ligjore kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë, tregoi se si Trump e kishte kapur për dore dhe ishte përpjekur me forcë që ta puthte në buzë. Ajo arriti të reagonte në kohë duke kthyer kokën menjëherë në anën tjetër, por gjithësesi Tramp arriti ta puthte në faqe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!