E projektuar për të goditur Guamin/ Pheniani pretendon përparime në zhvillimin e raketës hipersonike

schedule08:18 - 20 Mars, 2024

schedule 08:18 - 20 Mars, 2024

Koreja e Veriut thotë se ka testuar me sukses një motor me lëndë djegëse në gjendje të ngurtë për raketën e saj hipersonike të tipit të ri me rreze të mesme veprimi.

Pretendimi ka të bëjë me zhvillimin e një rakete më të fuqishme të projektuar për të goditur interesat amerikane në rajon. Territori amerikan i Guam-it në Paqësor është strehë e bazave ushtarake amerikane. Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë baza ushtarake në Japoni.

Media shtetërore e Koresë së Veriut se udhëheqësi Kim Jong Un drejtoi testin tokësor të motorit me shumë faza me lëndë djegëse në gjendje të ngurtë për raketën hipersonike. Testi u zhvillua në objektin veriperëndimor të lëshimit të raketave, njoftoi Pheniani.

Një raketë hipersonike është ndër një grup sistemesh armësh të teknologjisë së lartë që udhëheqësi Kim u zotua publikisht të zhvillojë në vitin 2021 për të përballuar atë që ai e quajti thellimin e armiqësisë me Shtetet e Bashkuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!