E prodhuar 2000 vjet më parë, gjendet vera më e vjetër ndonjëherë në Spanjë

schedule08:25 - 19 Qershor, 2024

schedule 08:25 - 19 Qershor, 2024

Në jug të Spanjës, në qytetin Carmona në provincën e Andaluzisë, u gjet vera më e vjetër ndonjëherë, e prodhuar rreth 2000 vjet më parë.

Vera ka ngjyrë të kuqërremtë në kafe për shkak të proceseve kimike që kanë ndodhur mbi 2000 vjet dhe, me shumë mundësi, plot shije, raporton London Guardian.

Vera u zbulua pranë urnës funerale në të cilën u gjetën eshtrat e djegura të një romak.

Analiza e ekspertëve nga Universiteti i Kordobës përcaktoi se bëhet fjalë për një verë vendase që ka shije të ngjashme me sheri.

Përpara këtij zbulimi, i cili u botua në revistën “Journal of Archaeological Science”, vera më e vjetër e lëngshme e ruajtur ishte një shishe verë e gjetur në vitin 1867 pranë qytetit gjerman Speyer, në një varr të lashtë romak, të datuar rreth vitit 325 pas Krishtit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!