Florian Marku pritej ta niste këtë vit të ri në tapetin e ringut, por tashmë gjithçka është anuluar dhe ndeshja do të zhvillohet në një moment të dytë.
Shkaku i këtij vendimi është rritja e madhe rasteve të të prekurve në Angli, ku është përhapur edhe mutacioni i ri i rrezikshëm i Covid-19.
Kështu, është vendosur që përballja me Jamie Stewart të zhvillohet në një moment të dytë. Lajmin e shtyrjes së ndeshjes e njofton vetë boksieri nga Lushnja.
POSTIMI – “Për të gjithë ndjekësit e mi!! Me vjen keq t’ju lajmëroj qe ndeshja e 30 janarit do ri-planifikohet. Kam punuar me shume se kurrë gjithë këtë kohë, edhe pse kam postuar pak.
Për shkak të një rritje të madhe në rastet Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do te zhvillohet në një datë tjetër.
Vonesa shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri”. /abcnews.al