Australia e ka ndalur futbollin dhe shumë prej futbollistëve këtë periudhë kanë pasur mundësinë të kalojnë kohë me familjen. Kjo vlen edhe për Migjen Bashën, mesfushorin e tërhequr nga kombëtarja e Shqipërisë dhe që tani luan me Melbourne Victory.
Futbolli i mungon shumë dhe e shpreh përmes rrjeteve sociale. Së fundmi ai ka postuar edhe një stadium të veçantë, të bërë në këndin e dhomës së pritjes. Migjeni, bashkë me Alisian, kanë menduar të ndërtojnë një stadium.
Fusha e bërë me makarona, ndërkohë që edhe tifozët janë të shumtë. Kukullat e vajzës së mesfushorit e kanë pushtuar stadiumin, që Basha e quan “Barilla Stadium”. /abcnews.al