E prezantoi Spiropali, ky është kryesocialisti në zonën e Tahirit

schedule12:01 - 1 Korrik, 2020

schedule 12:01 - 1 Korrik, 2020

Petro Koçi do të jetë kreu i ri i Këshillit Socialist të Njësisë nr.6 në Tiranë. Bëhet fjalë për lagjen e Kombinatit, e cila vazhdimisht ka qenë zona e Saimir Tahirit.

Lajmi për zgjedhjen e Koçit në këtë detyrë e ka Elisa Spiropali përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Kënaqësi që bashkë me Blerinën dhe Ervinin, prezantuam Petro Koçin, kryetarin e ri të Këshillit Socialist të njësisë 6.

Petro s’ka nevojë për shumë fjalë hyrëse, edhe pse për të fjalët e mira nuk mungojnë kurrë”, shkruan ajo në Facebook.

Postimi i plotë

Kënaqësi që bashkë me Blerinën dhe Ervinin, prezantuam Petro Koçin, kryetarin e ri të Këshillit Socialist të njësisë 6.

Petro s’ka nevojë për shumë fjalë hyrëse, edhe pse për të fjalët e mira nuk mungojnë kurrë.

Faleminderit kandidatëve të tjerë prezent, që unanimisht shprehën dëshirën për të punuar si ekip. Së shpejti, do të organizojmë takimin me të gjithë Këshillin Socialist të njësisë për të filluar punën e përbashkët deri në fitore, siç ia do zakoni Kombinatit ??

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!