Luka Modric mbush 35 vjeç në shtator, por kjo nuk e pengon të vijojë të paraqitet në nivele të larta. Rikthimi i Zinedine Zidane në stolin e Realit ka “ringjallur” kroatin, të cilit i përfundon në verë kontrata me ekipin spanjoll.
Milani mbetet një nga destinacionet e mundshme, por për të kanë rënë edhe sirenat amerikane. Spanjollja Marca raporton se David Beckham është gati t’i plotësojë çdo dëshirë për ta transferuar te Inter Miami.
Anglezi është presidenti i klubit amerikan dhe ka ambicie të shpallet kampion. Modric është një ndër lojtarët që pëlqen më shumë dhe do t’i ofrojë dyfishin e pagës që përfiton aktualisht te Real Madrid. Sezoni i ri në MLS nis në mars, por diçka e tillë nuk e pengon ish-fituesin e “Topit të Artë” të transferohet përtej oqeanit në verë. /abcnews.al