E premtja e 31 korrikut ka rezultuar tragjike për katër persona të cilët kanë humbur jetën në ujërat e lumenjve të vendit tonë.
Ngjarja e parë tragjikë është shënuar mesditën e sotme ku një 14 vjeçar me iniciale F.P dhe një 39-vjeçar i identifikuar si Dhurim Arra.
Ata kishin shkuar për t’u larë pasditen e djeshme dhe prej disa orësh kishin humbur kontaktet me familjarët të cilët kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre.
Pas shumë orësh në ankth, ata u lajmëruan këtë mëngjes për ndarjen nga jeta të dy të rinjve.
Ndërsa dy persona të tjerë janë mbytur pasditen e sotme. Një 30-vjeçar humbi jetën në pasi po lahej në lumin Vjosë, ndërsa polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të tij.
Tragjike ka rezultuar kjo e premte edhe për një 17-vjeçar ende i paidentifikuar i cili është nxjerrë pa shenja jete nga ujërat e lumit Drin./abcnews.al