E Premtja e Madhe/ Rituali i të krishterëve, udhëtimi i fundit i Krishtit në kryq

schedule15:42 - 18 Prill, 2025

schedule 15:42 - 18 Prill, 2025

E premtja e madhe e Pashkës është pritur në shumë vende të botës nga besimtarët e krishterë.

Në Jerusalem besimtarët mbanin kryqe të mëdha prej druri dhe këndonin lutjet teksa shënonin ditën e shenjtë.

Ceremonitë e Pashkës në Jerusalem mbahen ndërsa lufta në Gaza vazhdon dhe ka shënuar mijëra viktima.

Besimtarët në qytetin turistik meksikan të Taxco e pritën të Premten e Mirë me një procesion gjatë natës, duke mbajtur kryqe.

Sipas traditës, një person mban mbi supe dëgë të mëdha me gjemba për të simbolizuar vuajtjen e Krishtit që mbante kryqin. Tradita daton që nga viti 1622.

Edhe ne Manila të filipineve katolikët shënuan të Premten e Mirë me një paradë të ngjashme.

Rituali i kryqëzimit ka qenë një traditë për dekada dhe tërheq turma të mëdha nga e gjithë bota çdo vit gjatë Javës së Shenjtë.

Edhe australianët festuan të Premten e Mirë. Në periferi të Sidneit, Kisha Maronite mbajti një meshë ku të pranishëm ishin edhe politikanë të vendit.

E Premtja e Mirë shënon kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!