Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra ka siguruar videon e plotë të momentit kur i riu Rudolf Nikolli sulmoi qytetarët me thikë ditën e hënë në Rrugën e Kavajës dhe më pas u fut në xhaminë “Dine Hoxha”.
Ora shënon 14:37 minuta kur Nikolli i ndjek në rrugë duke i qëlluar me thikë, ndërsa qytetarët vrapojnë të alarmuar. Njëri duket duke u larguar duke çaluar pasi u godit me thikë, ndërsa një tjetër teksa tenton të ikë me vrap rrëzohet.
Pas trotuarit, ndjekja vazhdon edhe në rrugën kryesore. Më pas ai futet me shpejtësi brenda në xhami dhe nis menjëherë sulmin me thikë kundër besimtarëve myslimanë.
Të gjendur në befasi nga ajo që po ndodhte besimtarët janë munduar t’i shmangen. Në video shihet se një prej tyre ikën me vrap për t’i shpëtuar, ndërsa autori vijon të qëllojë me thikë personat e tjerë që ndodheshin në xhami.
LEXO EDHE: EMRAT/ Të gjithë të rinj, kush janë të plagosurit nga sulmi në xhaminë “Dine Hoxha”
Sot gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 34-vjeçarin, ndërsa do të hetohet për terrorizëm. Drejtoria e Anti-terrorit ka referuar materialet në prokurori, me akuzën si veprim me qëllime terrorist.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 19 prill. Pas ngjarjes 34 vjeçari tentoi të largohet, por me ndërhyrjen e qytetarëve dhe policisë është arrestuar. Nikolli vuan nga shëndeti mendor dhe prej disa muajsh kurohej. I ati u shpreh pas ngjarjes se djali nuk i pinte rregullisht ilaçet (lexo ketu)./db//abcnews.al