E pezulluan dhe “zhdukën” njoftimin zyrtar, sa prapaskena për Pjanic

schedule20:08 - 16 Nëntor, 2021

schedule 20:08 - 16 Nëntor, 2021

Miralem Pjanic është bërë çështje te Bosnje & Hercegovina, pasi një natë para ndeshjes me Finlandën u kap në foto në “Shisha Bar”.

Tifozët e kanë kritikuar mesfushorin e Besiktas për sjelljen në prag të një ndeshjeje të rëndësishme, madje pati edhe vërshëllima në drejtim të tij.

Trajneri Ivaylo Petev ka marrë vendimin për ta përjashtuar për ndeshjen e sotme me Ukrainën për arsye disiplinore dhe kjo është njoftuar edhe Federata e Futbollit të Bosnje & Hercegovinës.

 

Gjithsesi më pas njoftimi është fshirë nga faqja zyrtare. Pjanic gjithsesi nuk është as në stol për duelin kundër Ukrainës, duke konfirmuar gjithçka ka ndodhur. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!